Eksperti i Sigurisë, Arben Luzi i ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, në Panorama TV, për të folur në lidhje me sigurinë rrugore në vendin tonë, ka deklaruar se infrastruktura rrugore ka ende shumë mangësi.
Luzi theksoi se aksi Elbasan- Pogradec nga ana e sigurisë rrugore është më problematiku.
“Aksi Elbasan- Pogradec nga ana e sigurisë rrugore është më problematiku për mua, ka një sinjalistikë rrugore deri diku po s’ke vend ku të parakalosh, se në fund të fundit përdorimi i mjetit vetjak është për të zgjidhur probleme se fare mirë i hipim autobusit urban, por duam shpejtësinë e lëvizjes, rritet rendimenti në punë.
Ja të dalë një mjet i tonazhit të rëndë përpara, aty kalon gjithë Maqedonia, ke shumë pak vende ku mund të parakalosh, se ka kthesa të shumta, mirëmbajtja lë shumë për të dëshiruar.
Edhe po të jetë derdhur vaj, është e lehtë për ta gjetur dhe policia rrugore duhet të merrte masa”, u shpreh ai.