Si u zbulua polici mashtrues, dalin të dhënat e rënda për atë që ndodhi me qytetarin nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka dhene te tjera detaje per arrestimin e oficerit te Policise Sokol Fana.

“Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës e dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit”.