Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi të të akuzuarit për një seri vrasjesh, Nuredin Dumani. Gazetarja Xhensila Kodra e ftuar në “ABC Live” ka treguar edhe skemën që Nuredin Dumani përdori për tu arratisur nga ngjarja ku mbeti i plagosur në Papër të Elbasanit, në drejtim të apartamentit në Fier.
Dyshohet se Nuredin Dumani është ndihmuar nga disa persona, mes tyre edhe i arrestuari Henrik Hoxha i cili u kap me dy armë zjarri.
Gazetarja Kodra, shpjegon se Dumani ka ndërruar se paku tre makina për të ikur nga Elbasani në Fier dhe për të mos rënë në gjurmët e policisë, që ishte alarmuar nga ngjarja e rëndë.
Ndërkohë në vendin ku ndodhi ngjarja janë gjetur gëzhoja nga dy lloj armësh të ndryshme, çka ngre dyshime tek grupi hetimor që ka pasur një përplasje me armë zjarri.
Dumani aktualisht ndodhet në spital në gjendje stabël. Ai ka kyçur gojën para hetuesve dhe nuk ka pranuar të japë asnjë detaj të asaj që ka ndodhur./abcnews.al