Moderatorja Ori Nebijaj, e cila është angazhuar edhe në politikë, ka rrëfyer një nga pyet që e bezdis më shumë vazhdimisht nga ata që e njohin dhe jo vetëm.
Në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, disa nga gazetarët e terrenit, treguan rrugëtimin e tyre në këtë kanal dhe ndërkohë që Anila Hoxha po fliste për përvojën e saj në ndjekje të lajmeve e raportimeve të situatave të vështira, biseda u përqendrua në një pikë krejt personale kur vajzave iu desh të tregonin marrëdhënien me pyetjen e famshme: “Kur do martohesh?”
Ori tregoi se vazhdojnë e pyesin si ngele, e si s’u gjend një për ty, dhe përgjigjja e saj është përherë e njëjta: “Jam martuar me punën”.
Nëse keni nevojë të dilni nga situata më e sikletshme për vajzat që ende nuk janë zyrtarizuar në martesë, merrni përgjigjen e Orit.