Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar vetëm pak ditë më parë përdorimin e një testi të shpejtë diagnostikues për koronavirusin, që zbulon përgjigjen për 15-30 minuta. Kjo nevojë ka ardhur edhe për shkak të shumë kompanive, punonjësit e të cilave e kanë emergjent testimin dhe përgjigjen e tij sa më të shpejtë.
Test ii ri bazohet te antigjenet për të treguar nëse një person është i infektuar me Covid-19. “Këto teste janë të thjeshtë për t’u përdorur dhe japin rezultate të besueshme në afërsisht 15 deri në 30 minuta, në vend të atyre që duan orë ose ditë, madje edhe me një çmim më të ulët”,- tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas OBSH-së, testi, i cili mund ta diagnostikojë koronavirusin brenda pak minutash, do të zgjerojë në mënyrë dramatike testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme edhe për shkak të kostos së ulët me të cilën ofrohet.
Testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e COVID-19 në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve. Prodhuesit e ilaçeve, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin bamirës “Bill & Melinda Gates” për të prodhuar 120 milionë teste, tha kreu i OBSH-së, TedrosAdhanomGhebreyesus.
“Testi i ri është i lehtë për t’u përdorur dhe do të japë rezultate brenda 15-30 minutash, në vend të orëve ose ditëve”,- tha Tedros. Koha e gjatë midis bërjes së testit dhe marrjes së rezultatit i ka penguar përpjekjet e shumë vendeve për të mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të virusit.
Marrëveshja midis prodhuesve të ilaçeve dhe fondacionit “Bill & Melinda Gates” do të përfshijë 133 vende – shumë prej tyre në Amerikën Latine, aktualisht rajoni më i goditur nga pandemia për sa i përket fatalitetit dhe shkallës së infeksionit. Marrëveshja do të sigurojë 120 milionë teste gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.