Si do të jetë fundjava dhe kur pritet rikthimi i reshjeve të shiut? Meteorologia zbulon detajet

Nga sot temperaturat do të rriten dhe moti do të jetë më i ngrohtë. Këtë e konfirmon meteorologia Tanja Porja, e cila, ka bërë të ditur se mesdita e sotme do të jetë më e ngrohtë se ditën e djeshme, kjo për shkak dhe të ndalimit të erës.

“Mëngjesi i sotëm ka qenë ndjeshëm i ftohtë në të gjithë vendin, ku në zonat malore, pjesa më problematike është në juglindje, ku shënohen temperaturat më të ulëta.  Mëngjesi mbetet i ftohtë,  kemi rritje temperaturash në mesditë dhe e gjithë dita e sotme karakterizohet me kthjellime”, tha ajo.

Përsa i përket fundjavës, Porja tha se, premton temperatura më të ngrohta. “Presim një të shtunë dhe të diel të këndshme dhe të kthjellët. Temperaturat do të rriten ndjeshëm, ku termometri do të shënojë -3 në zonat malore dhe në zonat e ulëta do të arrijnë deri 18 gradë”.

Kurse, ditën e hënë, kushtet e motit ndryshojnë, duke rikthyer reshjet e shiut, ndërsa temperaturat do të jenë me të njëjtat vlera. /albeu.com