Sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar si do jetë moti gjatë muajit dhjetor. Ajo sqaron se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.
E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja thotë se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme. Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.