Vala e dytë e koronavirusit pritet të zgjasë deri në fillim të nëntorit. Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Tv Klan tha se për shkak të kushteve atmosferike shumë vende, përfshi edhe Gjermaninë po e kalojnë tani valën e dytë të Covid-19.
“Gjermania po e kalon tani valën e dytë, lagështia dhe ulja e temperaturave sollën rritje që pritet të zgjasë deri në fillim nëntorit”, shprehet mjekja, e cila punon në Gjermani. Të shumtë janë personat që po krijojnë imunitet nga Sars Cov 2 dhe po ashtu numri i vdêkjêve krahasuar numrin e lartë të infektimeve, është më i ulët se në periudhën mars-prill.
“Ka rënë virulenca, agresiviteti dhe është përhapur më shumë virusi në popullatë. Të rinjtë po e përhapin më shumë”, shton ajo.
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg vlerësoi ecurinë e procesit të vaksinë në Gjermani, për të cilën tha se ajo pritet të jetë gati në fillim të pranverës së ardhshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.