Sunday , August 17 2025

Shuhet zjarri në fshatin Gryksh të Peqinit, digjen ullinj dhe shkurre

Zjarri në fshatin Gryksh të Peqinit që ra mesditën e së martës, është shuar nga zjarrfikësit dhe banorët e zonës.

Mësohet se flakët u vendosën nën kontroll gjatë mbrëmjes.

Zjarri dogji ullinj dhe shkurre të shumta. Ndërsa asnjë person nuk u lëndua nga situata e krijuar.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./Shqiptarja.com