Shuajeni kuriozitetin/ Sa i vjetër është Elbasani?

Të dhënat arkeologjike sugjerojnë se historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën në shekullin II para Krishtit.

Besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene Mansius që do të thotë vend-qëndrim.

Shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zonen lindore të Elbasanit pranë rrapit të Mancës për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave.

Në shekullin II qyteti nisi të njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit).

Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur në vijimësi si qendër urbane, ushtarake e peshkopale.

Njohu lulëzimin e tij më të madh kur perandoria romake ndërtoi Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike që lidhte Romën me Kostandinopojën.