Vllaznia dhe Elbasani janë ndarë në një barazim pa gola në ndeshjene e luajtur sot në “Elbasan Arena”. Pavarësisht një rezultati të bardhë, ndeshja ka qenë mjaft interesante, me raste nga të dy skuadrat, teksa ka qenë Vllaznia e cila ka goditur një herë shtyllën e dy herë të tjera traversën e portës së mbrojtur nga Abalora.
Ndërsa në anën tjetër, Elbasani pa t’i anulohej me VAR një gol në fundin e pjesës së parë, teksa kishte edhe ai shanset e veta për të gjetur rrjetën.
Por në fund, dy rivalët për katërshen e parë u desh të kënaqeshin me një barazim pa gola, që i mban gjithsesi në grupin e pretendentëve.