Shtrohet iftar në stadiumin “Wembley” në Londër.

Qindra njerëz u mblodhën në stadiumin “Wembley” në Londër të Britanisë së Madhe të shtunën në mbrëmje për një iftar të hapur në muajin e shenjtë të Ramazanit Rreth 1.000 persona u mblodhën në iftarin e organizuar nga organizata humanitare fituese e çmimeve “Ramadan Tent Project” e themeluar në vitin 2013.

Në iftar morën pjesë ambasadori turk në Britani, Osman Koray Ertas dhe kryebashkiaku i Brentit, Abdi Aden. Ertas vlerësoi iftaret e hapura, duke thënë se projekti dërgon një mesazh respekti për diversitetin.

Duke folur për dritat e Ramazanit në Piccadilly Circus, Ertas vuri në dukje se ekspozita, e cila u organizua për herë të parë në Londër, mbart mesazhe të fuqishme që arrijnë tek miliona njerëz. Ertas falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatat e tyre për mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turkiye.

Iftaret e hapura u mbajtën në stadiume të ndryshme të klubeve të futbollit të Premier Ligës gjatë Ramazanit, përfshirë Chelsea, Aston Villa dhe Brighton & Hove Albion. Muaji i Ramazanit filloi më 23 mars ndërsa më 21 prill është dita e parë e festës së Fitër Bajramit.