Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të prekur nga Covid -19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare. Ndërkohë, numri i të prekurve është rritur ndjeshëm duke shënuar një rekord të ri.
“Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
83 raste në Tiranë,
29 në Fier
27 në Durrës,
20 në Shkodër,
14 në Korçë,
12 në Berat,
11 në Elbasan,
8 në Mirditë,
7 në Lushnje,
6 në Tropojë,
nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë
nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,
nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” shpjegohet në njoftimin e MSh.
Më tej Ministria ka bërë apel për mbajtjen e maskës dhe kujdesin e higjienës dhe distancës sociale.
Gjithashtu, përsërit për qytetarët që të kontaktojnë Urgjencën Kombëtare nëse dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19, në numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion të komunikojnë në numrin 08004040.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65