Shtëpi të përballueshme nga miliona banorë me mundësi të pakta financiare. Ky ishte projekti në fillim të viteve 2000 që qeveria meksikane nisi të ndërtonte.
Mbi 100 miliardë dollarë u përdorën për të ndërtuar me qindra blloqe banimi me shtëpi të vogla, të rehatshme e të përballueshme në çmim, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Ndonëse me miliona njerëz kanë gjetur strehim të përballueshëm, korrupsioni, planifikimet e gabuara dhe metodat e nxituara të ndërtimit bënë që edhe sot, shumë prej këtyre shtëpive të mos kenë rrjet uji të pijshëm dhe as ujëra të zeza.
Shumë blloqe të tjera kanë qenë një sukses, por arkitektët dhe fotografët e kanë kritikuar mënyrën e ndërtimit të qindra shtëpive identike, të ngjeshura me njëra-tjetrën në blloqe të veçanta, dhe e kanë quajtur “asfiksi urbane”.
Horge Toboada ishte i pari që e vuri re këtë mënyrë ndërtimi në Monterej, e cila bie edhe më shumë në sy nëse shihet nga ajri. Ai organizoi një ekspozitë me fotot, të cilat morën vëmendje botërore.