Shtëpi më të shtrenjta, ndërtuesit në Elbasan: Lënda e parë është shtrenjtuar, do rrisim çmimet

Ndërtuesit thonë se lënda e parë është shtrenjtuar, rritjen e çmimeve janë të detyruar ta reflektojnë në banesat e reja.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Ndërtueseve në Elbasan, Fatbardh Doko shqetësim përbëjnë edhe kontratat e lidhura dy vite më parë me çmimet e asaj kohe.

Shumë kompani rrezikojnë falimentin pasi tani po punojnë me çmime disa herë më të larta.

Për shkak të kostove, firmat e ndërtimit janë detyruar të ulin numrin e punonjësve.

Për ta nxjerrë këtë sektor nga vështirësitë si dhe për të shmangur një tjetër rritje të çmimeve ndërtuesit kërkojnë ndihmën dhe ndërhyrjen e qeverisë.

Kriza e rritjes së çmimeve është reflektuar edhe në sektorin e ndërtimit sa i takon qarkut të Elbasanit. Për shkak të rritjes së kostove kryesisht të lëndës së parë si Metali, karburanti dhe energjia shumë firma ndërtuese kanë pezulluar aktivitetin ose janë në kufijtë e mbijetesës.

Kryetari i ndërtuesve të Elbasanit Fabardh Doko thotë se ndërtimi ndodhet në ditët më të vështira.

Rritja e kostove është reflektuar edhe tek fuqia punëtore dhe po ashtu do të reflektohet edhe tek çmimi i shitjes së banesave.

Sipas kryetarit të ndërtuesve të Elbasanit një pengesë shumë e madhe për ta është bërë edhe mbyllja e kontratave të dy viteve më parë pasi ato janë bërë me çmimet e treguat të atëhershëm ndërsa sot çmimet janë shumëfishuar duke bërë që shumë kompani ta kenë të pamundur përballimin e tyre e të shkojnë në faliment.

Sipas Dokos qeveria shqiptare edhe pse ka filluar tashmë të njoh kostot e rritjes së çmimeve duhet të konkretizojë një ndihmë për sektorin e ndërtimit, ky i fundit renditet ndër sektorët që ka një peshë kryesore në buxhetin e shtetit.

Për shkak të rritjes së kostove në përgjithësi shumë firma janë detyruar të mbajnë vetëm 1/3 e punonjësve në punë.

Ora news