Shtatzënia nuk e pengon të udhëtojë Arbanën. “Arratistet” drejt malit në fundjavë me Eduartin

Moderatorja Arbana Osmani në muajin maj pranoi se ishte në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e parë nga marrëdhënia me partnerin e saj, Eduart Grishaj. Arbana është në muajt e parë të shtatzënisë, dhe kjo nuk e ka penguar për të vazhduar emisionin e saj dhe as për të udhëtuar.

Sot ajo ka treguar se fundjavën ka vendosur ta kalojë në mal së bashku me Eduartin dhe djalin e saj, Jonin. Ajo ka publikuar një foto të Grishajt duke kalëruar dhe një tjetër të djalit duke provuar sporte të ndryshme. Ndërsa vetë Arbana duket se ka shijuar vetëm natyrën dhe ajrin e freskët, duke qenë se në këto momente nuk mund t’ja lejojë vetes aktivitetin e tepruar fizik.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe disa imazhe, të cilat janë realizuar nga Eduarti dhe ajo shfaqet shumë sensuale. Në to Arbana shihet e veshur me një fund e bluzë të shkurtër, xhaketë të zezë dhe i dallohet pak barku i rrumbullakosur.