Një vajze e re nga Prishtina ka gjetur në rrugë një unazë floriri.
Ju do të mendoni se çfarë ka bërë ajo më pas?
Një gjest fisnik pa dyshim, pa humbur kohë u vu në kërkim të pronarit.
Pa e menduar dy herë, Shqipresa bëri njoftim në rrjetet sociale, duke dhënë detaje rreth unazës, në mënyrë që pronari ta kontaktojë.
Gjatë një bisede që bëri me gazetaren Silvana Muça, Shqipresa tregoi pse mori këtë vendim.
“Unë dua ta gjej personin që i përket unaza pasi po të më ndodhte e njëjta, do të ndihesha shumë keq. Unaza nuk më takon dhe duhet të kthehet tek i zoti”.
Unaza u gjet një ditë më parë pranë Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës. Ajo ka të shënuar datën 26.01.2020, emrin e një djali dhe emrin e një vajze. Shqipresa thotë se nëse pronari e lexon njoftimin, mund t’i shkruajë në Facebook dhe e reja nga Prishtina do t’ia kthejë menjëherë sendin me vlerë jo vetëm monetare por edhe shpirtërore.