Shqipëria në Eurovizion me Albinën dhe Familjen Kelmendi, BBC vlerëson këngën ‘Duje’. Ja parashikimi për vendin që mund të marrë

Media prestigjioze britanike BBC ka bërë një reklamë mjaft domethënëse për këngën dhe këngëtarët që përfaqësojnë Shqipërinë këtë vit në Eurovizion.

Në një shkrim në rubrikën “nuk duhet humbur”, me titull “Eurovision 2023: Çdo këngë e renditur, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar”, BBC e ka renditur të parën këngën shqip “Duje” të Albina dhe Familja Kelmendi.

“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.

Në vitin 2014, Albina Kelmendi ishte finaliste në The Voice Of Albania 4, sot ajo interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet ku ka divor dhe ndikimin që ka te fëmijët ndarja e prindërve.

Performanca përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur“, shkruan BBC.

Teksa ka bërë dhe një parashikim, BBC shkruan se Shqipëria ka shanse të renditet “tek gjysma e poshtme e tabelës me vendet kryesore”.

Numërimi mbrapsht ka filluar. Kjo e premte shënon 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapjeje në Liverpool.