Shpërthen në flakë mjeti në tunelin Elbasan-Tiranë, dyshimet

Një automjet ka marrë flakë këtë të martë në dalje të tunelit në Elbasan-Tiranë.

Makinë që drejtohej nga një vazjë e identifikuar me inciale E.D. është djegur plotësisht.

Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.