Një makinë është shkrumbuar nga flakët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.
Personat që udhëtonin automjetin tip “Benz” fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saj.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik në mjet.