Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gramshit pasditen e sotme, teksa një makinë ka marrë flakë.
Ende nuk dihet nëse automjeti ka shpërthyer prej një lënde plasëse apo ka pasur një defekt.
Por sa bëhet me dije, dy vëllezër kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi, shoferi dhe pasagjeri. Porsa kanë ndezur çelësin e makinës, ajo ka shpërthyer, duke i lënduar rëndë.
Të dy janë transportuar në spital, teksa identiteti i vëllezerve bëhet me dije se janë Gerti dhe Aldi Mina. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.