“Shpërthen” covid-19 në Elbasan; Infektohet drejtori i Shërbimeve Publike në Elbasan dhe 6 punonjës

Është prekur nga koronavirusi drejtori i Shërbimeve Publike në Elbasan. Bëhet me dije se janë prekur gjithashtu nga koronavirusi edhe 6 punonjës. Mësohet se pas infektimit të punonjësve janë reduktuar shërbimet e këtij institucioni në qytet. Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit janë shënuar numra të lartë të të infektuarve me Covid, duke shënuar kështu edhe numra rekord të të infektuarve

Deri më tani në vendin tonë 637 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 29,126.