Shpallet në kërkim 27-vjeçari në Elbasan, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike

Ndërsa një i ri është shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Policia e Elbasanit shpalli në kërkim shtetasin R. K., 27 vjeç, për vjedhja të energjisë elektrike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj:

-K. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimi”, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka kallëzuar.

-M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin M. T., 26 vjeç.

-D. B., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit;

-N. R., pasi ka kallëzuar ka kallëzuar shtetasi B. Q. se më datë 31.07.2023, shtetasi N. R. ka kanosur me fjalë vajzën e tij 11 vjeçe. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.