Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për fazën play off të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që do të ndeshen me Poloninë më 26 mars dhe në rast fitoreje, do të ndeshen me fituesin e Ukrainë-Suedi.Në anën tjetër Kosova do përballet me Sllovakinë, e cila pozicionohej e fundit në renditjen e FIFA-s ndër ekipet e tjera të mundshme.
Në një intervistë me Sidorela Gjonin në “Shqipëria Live”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se do t’i pëlqente që finalen ta luante në shtëpi.
Braziliani gjithashtu shtoi se e falënderon ekipin për këto 9 muaj të fushatës Kualifikuese dhe shpreson që çdo gjë të shkojë mirë në play off, aty ku do të kërkohet dhe arritja historike, kualifikimi në një Botëror.
“Shifrat flasin shumë mirë për ne, prandaj do të më pëlqente të luanim në shtëpi.
Pas ndeshjes me Anglinë, ia kam dhënë mesazhin tim të gjithë futbollistëve për këto 90 muaj fantastike. Falënderoj lojtarët për durimin e treguar. Tani shpresoj që të shkojë sa më mirë çdo gjë.
Kemi luajtur eliminatoret e Europianit, kemi bërë paraqitje dinjitoze, dolëm të parët. Luajtëm në Europian po ashtu. Më pas luajtëm kualifikueset e Botërorit, dolëm të dytët dhe ja ku jemi”, u shpreh Sylvinho.
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.