Një automjet është shkrumbuar pasi ka marrë flakë teksa ishte në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan. Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihet ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë mjetin. Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje një mjet “Renault”.

Për fat të mirë shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.