Shkon në 260 lekë! Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord në Elbasan

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord! Tashmë shitet me 260 lekë për litër. Nga 239 lekë çmimi tashmë ka shkuar në 260. Numri 39 është hequr për tu zëvednësuar dhe 60, duke iu komunikuar një tjetër rritje qytetarëve, këtë herë prej 21 lekësh.

Nesër në orën 17:00 përballë kryeministrisë do të zhvillohet një protest. Qytetarët do të kundërshtojnë rritjen e çmimeve, kryesisht atë të naftës, ndërsa qeveria ka ngritur ‘duart’. Sot, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.