Vajza në fotografi është Klea Gjata, e reja e arrestuar në operacionin e mbrëmjes së djeshme në Elbasan.
Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, pasi dyshohet si e përfshirë në ngjarje kriminale, teksa MCN mëson se deri më tani ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve.
Ishte arrestimi i Artan Tafanit tre ditë më parë i njohur si një nga “ushtarët” e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, i cili u kthye në bashkëpunëtor të Prokurorisë së Elbasanit ajo që çoi në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale.
Gjata ishte e dashura e Laert Haxhiut, i cili aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i akuzuar për për disa vrasje.
Artan Tafani u arrestua i akuzuar për grabitjen e një pike këmbimi valutor në zonën e “Astirit” në Tiranë, në muajin qershor ku arriti të marrë 30 mijë euro.