Një studim i fundit ka zbuluar fakte të tjera tronditëse mbi koronavirusin. Koronavirusi përveç se shpërndahet përmes kontaktit me duart, sytë dhe gojën, ai mund të arrijë edhe në një distancë deri në 4 metra. Kjo distancë që tejkalon edhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës duhet mbajtur dy metra distancë nga të tjerët.
Këto rezultate kanë dalë nga një studim i disa shkencëtarëve kinezë, studim i cili është botuar në revistën Emerging Infect Diseases. Shkencëtarët të cilët janë pjesë e Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake të Pekinit kanë testuar mostra të marra nga spitali Huoshenshan në Wuhan.
Nga studimi i tyre ka rezultuar se virusi zgjat më shumë në dysheme, të spitalit apo shtëpisë suaj. Qëndrimi i virusit në dysheme vjen sipas tyre për shkak të gravitetit dhe rrjedhës së ajrit. Kjo bën sipas tyre që piklat e virusit të bien të tokë. Ata kanë gjetur edhe në vende të tjera që janë prekur shpesh nga njerëzit si mausi i kompjuterit apo kanoçet e gjetura në plehra.