Nikolas Taliafiko ka shkëlqyer më Ajaksin në dy sezonet e fundit, duke qenë një nga futbollistët më të mirë të skuadrës. Së fundmi emri i argjentinasit është lidhur me Barcelonën, për të cilën ka folur edhe ai vetë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi i majtë ka thënë se Eredivize nuk është një kampionat i madh, duke shtuar se dëshiron të luajë për një klub të madh.
Për interesimin e Barcelonës, Taliafiko është shprehur se mund të jetë në listën e katalanasve, por ai nuk di asgjë. “Gjithmonë ka qenë objektivi im për të luajtur në kampionatet më të mëdha. Ajaksi është një klub i shkëlqyer, por Eredivize nuk është një kampionat i madh.
Gjithmonë duhet të kemi ëndrra. Nuk e di nëse do të qëndroj apo do të largohem , kjo nuk është e sigurt. Mundohem të mendoj për veten time, të jem në formë të mirë në rast se kaloj në një klub tjetër. Unë mund të jem në listën e Barcelonës, por nuk di asgjë për këtë. Mundohem të jem i qetë, nëse ndodh diçka do flas me agjentin tim.”, u shpreh Taliafiko.