Sunday , November 27 2022

Shkelja e rregullave të qarkullimit, makina inteligjente në Elbasan, evidentohen dhe gjobiten shoferët problematik

Mbrëmjen e djeshme makina inteligjente e Policisë është vendosur në Elbasan me qëllim evidentimin dhe kapjen e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e Diele në Tiranë ku një makinë përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh në vijat e bardha Policia Rrugore ka shtuar masat ndaj shkelësve.

Makina inteligjente ishte e vendosur në disa akse rrugore si Elbasan-Metalurgji dhe Elbasan-Peqin ku janë kapur shumë shkelës të qarkullimit rrugor.

Report Tv e ka ndjekur nga afër këtë operacion të policisë ku shumë drejtues mjetesh janë gjobitur dhe shumë të tjerëve u është hequr dhe leja e drejtimit.

ReportTv.al

Advertisement