Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani. Vendimi u mor pasi…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedeni.

Vendimi u mor pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër pas procesit të vetingut.

Kapedani u hetua më parë nga ILD-ja për aktivitetin e saj në rrjetet sociale, me video të postuara kryesisht në TikTok, duke u pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Video “selfie” të postuara prej gjyqtares në mjediset e gjykatës, të shoqëruara me muzikë të papërshtatshme, u publikuan në media, duke ngjallur mjaft reagime për thyerje të Kodit të Etikës.

Për këtë arsye ajo u pezullua nga detyra për 6 muaj, duke marrë pagë minimale për këtë periudhë.