Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në Elbasan, paralajmërohet shkarkimi i shumicës së Drejtorëve

Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve .

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit edhe nga vetë mazhoranca janë  kritikuar  

Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS .Në një situatë të tillë pas disa muaj konsultimesh PS ka reaguar dhe  ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike .Paraditen e sotme është komunikuar shkarkimi zj.Anila Çota dhe z.Ermir Çela është emëruar Drejtor i Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan.

Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe  mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”, një prej më të mirëve jo vetëm në Elbasan por edhe në Shqipëri.

Drejtori i ri i ZVAP Elbasan njihet si një prej drejtuesve mjaft të suksesshëm dhe ka një karrierë të shkēlqyer në fushën e arsimit dhe shpresohet që si drejtues i ZVAP të kontribuojë në dhënien e shkëlqimit të duhur emrit të lavdishëm të Elbasanit i njohur si kryeqendra e arsimit në të gjitha trojet shqiptare.