FOTO ARKIVA

Shifra alarmante! Elbasani ndër qytetet me më shumë aksidente në Shqipëri. Mjekët: Respektoni rregullat e qarkullimit.

Një numër i lartë aksidentesh rrugore është regjistruar gjatë muajit shtator, përkatësisht 626 raste, 10 ngjarje më shumë krahasuar me një vit më parë. Ajo që vihet re është se qarku i Elbasanit është ndër qytetet që shkaktohen më shumë aksidente, ndërsa Tirana është qarku që kryeson renditjen me 236 aksidente.

Sipas raporteve të Urgjencës Mjekësore në këto aksidente 23 qytetarë kanë ndërruar jetë. 275 ishin ngjarje me dëmtime të rënda por jo në ŗrezik për jetën ndërsa 164 ishin raste me rŗezikshmëri të lartë për jetën.

Mjekët në Urgjencë janë pritësit e parë të personave të dëmtuar në rrugë, thonë se nga muaji në muaj vihet re një rritje e numrit të aksidenteve dhe se shifrat e regjistruara janë tregues i një situate të rëndë. 236 aksidente kanë ndodhur vetëm në Tiranë gjatë shatorit, që mban dhe vendin e pare në renditje, e më pas ndiqet nga Vlora me 78 aksidente dhe Durrësi me 51.

Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore bën thirrje për ndërgjegjësim dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 236 aksidente.

Vlorë: 78 aksidente.

Durrës: 51 aksidente.

Elbasan: 50 aksidente.

Berat: 46 aksidente.

Korçë: 42 aksidente.

Fier: 38 aksidente.

Lezhë: 29 aksidente..

Gjirokastër: 20 aksidente.

Kukës: 6 aksidente.

Dibër: 8 aksidente