Shi e breshër në Elbasan, probleme në qarkullim. Rikthehet dimri

Moti ka bërë kthesën e papritur ditën e sotme në vend.

Ndryshe nga dita e djeshme ku mbizotëronin temperatura të qëndrueshme e me diell, ditën e sotme kanë qënë prezente reshje shiu dhe breshëri me intensitet të lartë.

Një situatë e tillë paraqitet dhe në Elbasan, ku reshjet e shiut të alternuara me reshjet e breshërit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Sikundër kanë paralajmëruar sinoptikantët dy ditët e ardhshme, respektivisht e marta dhe e mërkura do të rikthejnë dimrin e vërtetë pasi temperaturat pritet të kapin shifrat minus.