Edhe pse bota ndodhet nën kthetrat e koronavirusit dhe po përballet me një katastrofë si asnjëherë më parë në izolim të plotë, një burrë kinez ka vdekur nga hantavirus duke shkaktuar një valë të re shoku në internet.
Burri raportohej se po udhëtonte me një autobus në provincën Yunan kur papritmas vdiq dhe testet zbuluan praninë e hantavirusit vdekjeprurës dhe testime po kryhen edhe në 32 pasagjerë të tjerë që udhëtuan me të.
Hantavirus nuk është në të vërtetë një virus i ri ai ka ekzistuar edhe më parë dhe transmetohet tek njeriu nga brejtësit.
Simptomat e hantavirusit janë:
Ethet, të dridhura , dhimbje trupi, dhimbje koke, të vjella dhe dhimbje barku.
Njolla të kuqe në lëkurë, temperaturë e lartë.
Megjithëse simptomat janë disi të ngjashme me koronavirusin, njerëzit nuk duhet të frikësohen për hantravirusin njësoj si për koronavirusin i cili ka shkaktuar tashmë një numër të lartë viktimash dhe të prekurish anë e mbanë globit.
Burimi: indiaglitz