Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë moderatorja e sportit Eva Murati e cila së fundmi është bërë pjesë e emisionit të famshëm në Italia 1: “Tiki Taka”, që drejtohej nga Piero Chiambretti. Aty kanë qenë të ftuar shumë personalitete të njohur të futbollit botëror si dhe djali i legjendës së futbollit, Diego Maradonna-Diego Maradonna Junior.
Eva Murati tregoi eskperiencën e saj të bukur në këtë emision dhe pasi përfundoi ajo është kontaktuar nga disa përfaqësues të kompanive të ndryshme për të nënshkruar një kontratë pune.
“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua m’u tha që nëse ti del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur.”
Eva Murati, zbuloi se do të ishte në kuadrin e imazhit në dy firma të njohura që operojnë edhe në Shqipëri, por nuk përmendi asnjë detaj më tepër. Eva tregon se i pëlqen shumë të përfshihet edhe në botën e sportit në Itali dhe shpreson që në të ardhmen të ndodhë dhe kjo gjë.