Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u shfaq filmi “Neverland” fitues i çmimit “Young European Filmaker” në “Poitser Film Festival 2019”.
Organizatorë të aktivitetit ishin Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë dhe Fakulteti i Shkencave Humane.
Filmi trajton ngjarjet e vitit 1997, intervista dhe rrëfime të asaj periudhe të vështirë.
Pas shfaqjes së filmit takimi kaloi në formë bashkëbisedimi me skenaristin e filmit dhe disa nga aktorët e tij.