Një sherr për pronën ka ndodhur në Librazhd në njësinë Administrative Orenjë. Shkak është bërë hapja e një rruge.
Konflikti është mes familjeve Allushi, Kaca. Kryefamiljari Arzen Allushi thotë po i grabisin pronën, bashkia nuk më ka shqyrtuar kërkesën, konflikte prej 30 vjetësh pa asnjë zgjidhje.
Bashkia thotë se po zbatojnë vendimin e Këshillit Bashkiak për hapjen e rrugës.
Sipas Azem Allushit bashkia ka marrë vendim të njëanshëm. Policia bashkiake po hap rrugën me mjetet e saj. Sipas tyre një konflikt i hapur.