Sherri për motive të dobta për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Policia e Elbasanit ndërhyn në kohën e duhur

Një sherr për motive të dobta për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në një fshat të Gramshit. Sipas njoftimit të drejtorisë së Policisë Elbasan, ndërhyrja në kohë e uniformave blu ka bërë që kjo ngjarje e rëndë të parandalohet.

Njoftimi i policisë

Gramsh

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm  të një konflikti mes dy shtetasve. Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit iu gjet dhe sekuestrua një aŗmë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë  Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri  tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vŗiste  me aŗmë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje  dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aŗmë zjarri kallashnikov. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Nje koment

  1. Pingback: 1detailed