Një i ri është plagosur me thikë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në lagjen “5 maji” në Elbasan gjatë një konflikit për motive të dobëta.
Policia thotë se i plagosuri është shtetasi me iniciale A. D jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews