Sherr mes vëllezërve në Cerrik. Procedohen penalisht nga policia.

Një konflik për çështje pronësie ka bërë që dy vëllezër, njëri 60 dhe tjetri 62 vjeç të godasin njëri tjetrin me grushte dhe sende të forta. Është dashur ndërhyrja e policisë që gjakrat të shuhën. Për të dy vëllezërit është hapur pricedimi penal me qëllim zbardhjen e shkaqeve të sherrit.

Njoftimi i Policisë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetasit H. M., 60 vjeç dhe R. M., 62 vjeç, banues në fshatin Rrasë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe sende të forta.