Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mesditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë parkut Rinia ku dy të rinj kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë përfunduar të dy në spital. Atje ata po marrin ndihmën e nevojshme nga mjekët.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.