Sherr me thika mes vëllezërve në Elbasan, policia arreston 49 vjeçarin

Një sherr mes dy vëllezërve ka përfunduar deri në plagosje me thikë në Elbasan. Kujtim Kaca ka plagosur me thikë vëllanë e tij Avni Kacan në Elbasan pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin.

Pas aktit, Kujtim Kaca është vënë në prangat e policisë ndërsa gjendja e Avni Kacës është jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bixellë. Policia shkoi pas marrjes së njoftimit në banesën e dy vëllezërve dhe vendosi në pranga autorin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.