Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka ndodhur mes një 19 vjeçari dhe një 23 vjeçari. Ky i fundit është goditur me kaçavidë dhe për pasojë është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Njoftimi/Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë ŕrezikut për jetën.
Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.