Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në këtë qytet mes një grupi të rinjsh, të cilët kanë përdorur edhe mjete të forta. Burime për abcnews bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Ndërkohë, dyshohet për persona të plagosur. Sipas burimeve në vend ngjarje janë përdorur mjetet e forta. Policia e njoftuar nga qytetarët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy persona deri tani nga grupi i përfshirë në konflikt. Nuk janë ende të qarta shkaqet e këtij konflikti si dhe identitetet e personave të përfshirë.