Sherr dhe pengmarrje në mes të Elbasanit, policia në ndjekje të makinës gri

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes disa të rinjve këtë mbrëmje në qendër të Elbasanit. Burime për Syri.Net bëjnë me dije se disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar me një mjet ngjyrë gri.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se një i ri dyshohet të jetë marrë peng nga personat të cilët janë larguar me makinë. Policia e Elbasanit po merr dëshmitë në vendngjarje ndërsa janë vënë në ndjekje të mjetit që u largua nga vendngjarja. /syri.net/