Sherr banal në Elbasan! Një person bëhet për spital

Më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një tavolinë e lokalit.

57-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.