Përditësim për situatën e COVID-it në vendin tonë do të bëhet nga ministria e Shëndetësisë në orën 16:00, por Report Tv mëson se në Elbasan sot janë regjistruar 5 raste të reja. Ndërkohë që lajmi i mirë është se një mjek pediatër dhe gruaja e tij janë shëruar duke fituar luftën me koronavirusin. Dje u shënuan 4 viktima dhe 102 raste të reja me infeksion.