Një tjetër rast me Covid në qytetin e Librazhdit është shënuar ditën e sotme. Mësohet se babai I 34-vjecares që humbi jetën dy ditë më parë, pasi i është kryer testi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas të moshuarit, ai nuk ka shenja dalluese të sëmundjes dhe se ndihet mirë, por që duhet të qëndrojë i vetëkarantinuar për 2 javë.
I jati i vajzës u shpreh se u çudit kur i erdhi përgjigjja e testit pasi ai është i vetmi nga familja që ka rezultuar pozitiv dhe se ditët e fundit nuk ka pasur kontakte me vajzën. Ndërkohë vëllai i 34 vjecares u shpreh se motra e tij ka qenë fillimisht e shtruar në spitalin e Librazhdit, më pas është shtruar dy ditë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe kur gjendja e saj po përkeqësohej është transportuar drejt QSUT-së, më saktë te 6 katëshi, ku edhe mendohet se ka marrë virusin.
Pas dy ditësh qëndrimi atje ka kaluar te infektivi, ku gjendja e saj u bë edhe më e rënduar dhe nuk mundi të mbijetonte. Vëllai tha se vajza i kishte që gjitha simptomat e koronavirusit, si temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Prej më shumë se 6 ditësh ata nuk patën asnjë kontakt me familjaren e tyre, përvecse në telefon. Kanë qenë mjekët ata që I kanë komunikuar humbjen e familjares së tyre.
34-vjeçarja është viķtima më re deri tani ne vend, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. e cila ishte e verbër, vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Vendi ynë numëron 51 viķtima.