Shelcan, rehabilitohet rruga/ Llatja: U shërben 1300 banorëve të zonës

Rruga e fshatit të Shelcanit në njësinë administrative Shushicë është tashmë një realitet i ri. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, në inagurimin e rrugës u ndal edhe tek kisha e Shën Kollit në këtë fshat. Sipas tij, bëhet fjalë për një nga pasuritë më të mëdha kulturore të zonës së Shpatit, e cila më në fund do të bëhet e aksesueshme me rrugë konform të gjitha parametrave.

Edhe prifti i kishës “Shën Koll” në Shelcan, ndërsa që ka shprehur mirënjohjen për këtë investim, ka kërkuar ristaurimin e kishës, e cila padyshim që është një aset i vyer për Elbasanin.

Duhet theksuar se mijëra turistë çdo vit e vizitojnë këtë objekt kulti, i njohur për afresket mbi 500 vjeçare të Onufrit, por rruga do t’u shërbejë gjithashtu edhe 1300 banorëve të kësaj lagjeje të Shelcanit. Falë bashkëpunimit të banorëve është garantuar zgjerimi i rrugës dhe krijimin e mundësisë për trotuare, ndriçim e kanalizime.